Fotoja e parë e “përbindëshit” të Rrugës së Qumështit

Fotoja e parë e “përbindëshit” të Rrugës së Qumështit

Një vrimë e zezë gjigante që qëndron në qendër të galaktikës sonë është e fotografuar për herë të parë. I njohur si Shigjetari A*, objekti është katër milionë herë më i madh se masa e Diellit tonë.

Fotoja tregon një rajon të errët qendror ku ndodhet vrima, e rrethuar nga drita që vjen nga gazi super i nxehtë i përshpejtuar nga forcat e pafundme gravitacionale.

Për krahasim, unaza është afërsisht sa madhësia e orbitës së Mërkurit rreth yllit tonë, praktikisht rreth 60 milion km, ose 40 milion milje, gjerësi.

Për fat të mirë, ky përbindësh është shumë larg - rreth 26 000 vite dritë në distancë - kështu që nuk ka asnjë mundësi që ne të kemi ndonjë rrezik.

Imazhi është prodhuar nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh.

Ky është imazhi i dytë i tillë pas atij të 2019-s, kohë kur u fotografua vrima e zezë gjigante në zemër të një galaktike tjetër të quajtur Messier 87, ose M87. Ai objekt ishte më shumë se një mijë herë më i madh në 6.5 miliardë herë më shumë se masa e Diellit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy