Tomorri: Sufiçiti, jo nga rritja e të ardhurave, por nga mos realizimi i shpenzimeve të programuara (VIDEO)

Tomorri: Sufiçiti, jo nga rritja e të ardhurave, por nga mos realizimi i shpenzimeve të programuara (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi tepricën e buxhetit, duke theksuar se sufiçiti nuk ka buruar më së shumti nga rritja e të ardhurave, sikurse pretendonte ministri. Sipas Tomorrit bëhet fjalë për një sufiçit që vjen nga mosrealizimi i shpenzimeve të programuara të qeverisë. Gazetari vë në dukje se po merren para nga një projekt që ecën ngadalë duke i kaluar një projekti që ecën më shpejt. 

Është një sufiçit i cili nuk buron më së shumti nga rritja e të ardhurave përtej planit, por një sufiçit i cili gjatë këtyre 9 muajve të vitit, është shkaktuar për shkak të mos realizimit të shpenzimeve të qeverisë, ashtu siç ato ishin programuar. Deri në fund të vitit qeveria parashikon që do mbledhë 7,5 miliardë lekë më shumë të ardhura, ose rreth 70 milionë euro, se sa kishte parashikuar të mblidhte në buxhetin e shtetit këtë vit. Përtej kësaj rritje të të ardhurave, ka një pjesë shumë më të madhe të shpenzimeve që alokohen nga projektet që s’kanë pasur ecuri aq të mirë në realizim tek projektet që kanë ecuri më të mirë në realizim. Merren para nga një projekt dhe i çohën një projekti që realizohet më shpejt. Ndryshimi buxhetor apo akti normativ  vjen për shkak të mos realizimit të shpenzimeve ashtu siç ishin programuar. 
Kur një qeveri harton buxhetin ajo ka marrë parasysh programet dhe ka përcaktuar fondet përkatës në të gjitha programet dhe projektet. Projektet që listohen se do realizohen, kanë një logjikë se janë prioritare. Fakti që ne nuk arrijmë t’i realizojmë dot projektet në mënyrë lineare, siç programohen, e detyron qeverinë të bëjë këto ndërhyrje përmes rishpërndarjeve dhe alokimeve. Praktika e ndryshimit të buxhetit përmes akteve normative nuk konsiderohet një praktikë e mirë e menaxhimit të financave publike”.

Tomorri tha se rishpërndarja nuk lidhet me mirëmenaxhimin e sektorit energjetik, por me mungesën e nevojës për të përdorur 20 miliardë lekë që qeveria kishte akorduar për këtë vit, në rast se situata energjetike do të ishte problematike. 

Nuk është mirëmenaxhim. Në buxhetin e vitit 2023 qeveria kishte parashikuar 20 miliardë lekë, 200 miliardë dollarë, si mbështetje për sektorin energjetik këtë vit. U vendos fondi 200 milionë dollarë, që nëse do vazhdonte situata e vështirë, qeveria do t’i jepte para KESH-it që të blinte energji nga importi. Për fatin e mirë situata energjetike u përmirësua, çmimet në bursa u rikthyen në nivele normale, situata hidrike në vend ka qenë e mirë, prodhimi është rritur, KESH ka përballuar kërkesën e vendit për energji pa pasur nevojë për import. Nuk kishte nevojë që këto para të shpenzoheshin. Qeveria këto 20 miliardë që i kishte programuar për t’ia dhënë KESH, po i heq nga aty, dhe po i çon në zëra të tjerë. 12,5 miliardë lekë shkojnë për procesin e Rindërtimit, që është një program që do të vazhdojë të marrë shuma të rëndësishme. Besoj se do të shkojë në një faturë 1,5 miliardë euro në përmbylljen e tij. Këto para nuk erdhën se u mirëmënaxhua sektori energjetik, janë para që u shpëtuan nga situata e mirë energjetike dhe ulja e çmimeve në bursat ndërkombëtare”.

Tomorri tha se ndërhyrja në buxhet nuk ka ndikim në borxhin publik, pasi është rritur programi i të ardhurave në një masë me shpenzimet buxhetare. 

Nuk ka ndikim në borxhin publik, sepse rritet programi i të ardhurave me 7,5 miliardë lekë dhe në të njëjtën masë rriten edhe shpenzimet buxhetore. Deficiti ose huamarrja mbeten të pandryshuara, sepse rriten njësoj si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet.. Borxhi publik është në trend rëndës për shkak të angazhimit të qeverisë për konsolidim fiskal. Shkaku më i madh rritet me kursin e këmbimit, rënia e euros kundrejt lekut, automatikisht ul borxhin publik. Shkaku i dytë është rritja ekonomike”.

I pyetur për misionin e FMN në Shqipëri, dhe nëse do të kemi rishikim të taksave dhe barrës fiskale, gazetari tha:

Ky është një mision rutinë që FMN e bën sipas një programi të caktuar. Janë ato që quhen diskutimet e përbashkëta në kuadër të kapitullit specifik. Një ekip i FMN vjen në Shqipëri dhe përpunon një raport me rekomandimet përkatëse. Masat në krahun e të ardhurave, masat për taksat janë një nga komponentët më të rëndësishëm që fondi bën me Ministrinë e Financave. Ka pasur një program afatmesëm që parashikonte ndërhyrjen në taksa që u hartua nga FMN. Një pjesë të tyre qeveria është duke i vënë në jetë. Ne kemi parë një sërë pr.ligjesh për rritjen e taksave. Kemi parë rritje të taksave të pronës, lajmërime për rikthimit të tatimit mbi vlerën e shtuar në sektorin e arsimit, dhe një sërë nismash të tjera që në një finale rrisin taksat. Shqipëria ka taksa më të larta se sa vendet e rajonit. Ka taksa të krahasueshme me vendet e zhvilluara, që ofrojnë shërbime publike shumë më të mira. Por Shqipëria mbledh pak për shkak të informalitetit të lartë në ekonomi.  Ajo që po ndodh tani në ekonominë shqiptare, që ndoshta ka qenë një nga shpëtimtarët e qeverisë, dhe një nga arsyet pse të ardhurat në buxhet s’kanë rënë, është rritja e të ardhurave që vjen për shkak të pastrimit të parave. Ky është vlerësimi që bëjnë shumë ekspertë. Paratë pastrohen duke i deklaruar, dhe kur i deklaron duhet të paguash taksa”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy