Meksi: Pse me Ola Xamën lali Eri nuk i drejtohet gjykatës? Të hetohet nga SPAK për kanosje (VIDEO)

Meksi: Pse me Ola Xamën lali Eri nuk i drejtohet gjykatës? Të hetohet nga SPAK për kanosje (VIDEO)

Avokati Redon Meksi për akuzat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama lidhur me çështjen e inceneratorëve, ku e etiketon si “vrasëse me pagesë”, tha se me inceneratorin e Tiranës që është “gropa më e madhe”, nuk po merret SPAK. “Te rasti i Olës lali Eri kthehet dhe i thotë se nuk je gazetare por je killer me pagesë. Lind pyetja instinktive kush është ky që e paguan Olën, kemi një grup tjetër që ka dashur të merrte inceneratorët dhe Ola po godet Erionin se ka prishur punë. Kemi një grup që ka armiqësi me Erionin, ka ca biznesmenë, ca kriminal, të na i thotë lali kush janë. Pse nuk i drejtohet SPAK? Me Bled Kokën iu drejtua gjykatës, pse me Ola Xamën nuk i drejtohet gjykatës po thotë po mashtron kjo. Nëse do e bënte të mos e bënte publikisht.” Nga studio e MCN Live, ai tha se Veliaj ka që në vitin 2016 që po e bën këtë me gazetarët apo me censurën e medias. Meksi theksoi se në vitin 2016 ka qenë një rast i investiguar për rastin e Ardit Gjoklaj ku Tema Tv shkon në Sharrë. “Duke investiguar për Ardit Gjoklaj, i del rastësisht se kishte vdekur dhe një grua te landfilli, Myrvete Duka. Ky lajm del tek Tema Tv, tek herë në orarin e drekës te ABC dhe më pas zhduket nga të gjitha mediat përveç Temës. Flasim për një person të vdekur, që banorët e zonës e mbuluan dhe thanë ka vdekur një qen. Ishte një grua familjare me fëmijë. E mbuluan në atë formë sa dhe banorët të thoshin vdiq qeni. Në rastin e Ardit Gjoklaj nuk ishte Bashkia Tiranë në menaxhim, ishte kompania private. Ndërsa në rastin e Myrvete Dukës ishte Bashkia Tiranës në menaxhimin e landfillin. Nëse do gjenim përgjegjësi që sot akuzojmë për Ardit Gjoklaj, lali Erin, për Myrvete Duka do e gjenim më shumë. Asnjë media nuk u mor. Kemi rastin e Bechettit, ne sot paguajmë 140 milionë dollarë për arrogancën që ky që kemi kryetar bashkie sot, me arrogancë dërgon mesazhe. I dërgonte mesazhe Sonila Meços dhe i thoshte për dasmën, mos u merr me dasmën time se do keni armik gjithë qeverinë, jo vetëm mua. Dhe më pas prej këtij mesazhi paguajmë 140 milionë dollarë. SPAK në këto momente çfarë po bën? Kemi një kryetar bashkie që kërcënon haptaz një gazetare, kemi një kryetar bashkie që pak kohë më parë kërcënoi dhe u nxori emrat personave që kanë faqe anonime. Ligji për mediat dhe vendimet e Strasburgut flasin qartë që faqet satirike, apo dhe aktivistët janë të barabartë me statusin e gazetarit. Dhe ti ju nxjerr emrat. Për rastin e Lolitës, nxori emrin e Lolitës dhe foli që kjo grua ka dhe dy fëmijë. Lolita mund të ketë ngacmuar dhe njerëz të tjerë, mund t’i rrezikojë jetën kjo nxjerrje nga lali Eri dhe e bën pa pikën e sikletit dhe turpit, kanos drejtpërdrejtë mediat dhe SPAK në këtë rast çfarë bën, nuk merret me lali Erin. Ti po kërcënon drejtpërdrejtë, është kanosje. Nuk flasim për një njeri që kërcënon nga rruga, flasim për kryetarin e bashkisë që akuzohet për qindra milionë euro, flasim për një njeri tej mase të fuqishëm, mbase i dyti në PS, pas Edi Ramës. Mbase Kryeministri i ardhshëm pas Edi Ramës se opozita është zero. Dhe ky arrin kërcënon gazetarët, duke i sjellë dhe dëme shtetit si rasti i Bechettit. SPAK pse nuk e hetoi këtë rastin e Bechettit? Ne hëngrëm 140 milionë euro gjobë se shteti ynë nuk donte të mbrohej, se e kishte bërë realisht atë që ankohej për Bechetti. Dhe ne nuk kemi asnjë investigim për Erion Velinë, ai vazhdon dhe ka synimin që të marrë Shqipërinë në dorë, kur ne kemi pafund indicie për tu hetuar dhe mbase nxjerrë urdhri arrestit. SPAK e ka marrë ndonjëherë në pyetje Veliajn? Na jep ne përgjigje por SPAK s’ka interes të ligjshëm ta pyesë kryetarin e bashkisë që ka marrë përsipër gjithë qarkun, se paratë kalojnë nga buxheti në bashki, të pakushtëzuara. Që do të thotë se unë s’të kam detyruar t’ia çosh inceneratorit, ti Erion ke vendosur t’ia çosh inceneratorit. Nuk ka interes SPAK të merret me këtë Erion? Ke një person të thjesht specialist te Ministria e Mbrojtjes, pretendohet për 10 vjet burg, kryetari i bashkisë nuk merret as në pyetje. Mund të ndodhi, por duhet të ishte marrë i pari. S’ka ku të shkojë më, do plasi. Në fund fare çfarë është shpërdorimi i detyrës, veprime apo mosveprime që sjellin dëm. Sot ditë për ditë po humbim para dhe paratë shkojnë te dy persona nën hetim, s’po them në arrati, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri. Ti sekuestroji, del i pafajshëm kaloi kompanisë paratë, bashkë me interesit. Nuk të kam sjell dëm, thjesht po i bllokoj. Nuk po them që të mos i japim paratë, them që SPAK të vendosë sekuestro pasi mund të prishet prova. Është çështje penale unë po sekuestroj një provë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy