Bomba fosfori në Luhansk të Ukrainës, ka të vdekur. Shkatërrohet ura që lidh me Kievin

Bomba fosfori në Luhansk të Ukrainës, ka të vdekur. Shkatërrohet ura që lidh me Kievin

Në rajonin e Luhanskut, në juglindje të Ukrainës, ushtria ruse vazhdon të bombardojë edhe me bomba fosfori. Shefi i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Sergey Gaidai, i cituar nga agjencia UNIAN, deklaron se si pasojë e sulmit, ka të vdekur dhe të plagosur.

Gjatë natës agresorët bombarduan rajonin e Luhanskut me raketa dhe bomba me fosfor. Deri më tani janë konfirmuar katër persona kanë vdekur dhe rusët kanë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht shumë shtëpi.

Sulmi rus ka goditur edhe qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Rubizhne, Kreminna, Novodruzhesk dhe Voevodivka.

Sakaq forcat ruse shkatërruan një urë e cila cilësohet si pikë kyçe mbi lumin Desna, duke ndërprerë një rrugë jetike midis qytetit verior të Chernihiv dhe kryeqytetit Kiev, raporton BBC, duke cituar zyrtarë ukrainas. Ura, përdoret për të sjellë ndihma humanitare në kryeqytet dhe për të evakuuar civilët.

Ndërkohë në ditën e 29-të të luftimeve, është sulmuar edhe porti i Berdyansk, një qytet i pushtuar nga rusët në provincën e Zaporizhzhia, në perëndim të Mariupolit.

Është e paqartë nëse një depo karburanti ka shpërthyer apo porti është goditur me bomba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy