
Facebook-u deklaroi se ka fshirë 265 llogari Facebook-u dhe Instagram-i: faqe, grupe dhe evente lidhur me një firmë të bazuar në Izrael. Shkak i kësaj ka qenë “sjellja joautentike” që ka shenjuar përdorues në Azinë Juglindore, Amerikën Latine dhe Afrikë.
Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve të Facebook-ut t lidhur me problemet e privatësisë dhe të urrejtjes në mediat sociale.
Facebook-u thotë se ky aktivitet e ka origjinën nga Izraeli dhe është i përqendruar në Nigeri, Senegal, Togo, Angola, Niger, Tunizi , Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore.
"Njerëzit e këtij rrjeti kanë përdorur llogari false dhe kanë krijuar faqe për të shpërndarë dhe për të rritur artificialisht lidhjet e tyre”, thotë në një deklaratë Nathaniel Gleicher, shefi i politikës kibernetike në Facebook.
Sipas tij, burimi i këtij aktiviteti është Israel's Archimedes Group.
Archimedes kishte 65 llogari në Facebook, 161 faqe, 12 evente and 4 llogari Instagram-i.
2.8 milionë llogari ndiqnin një a më shumë prej këtyre faqeve.
"Administratorët e faqeve postonin vazhdimisht lajme poltike, duke përfshirë lajme të tilla si: zgjedhjet në vende të ndryshme, kandidatët, kritikat ndaj poltikanëve opozitarë. Megjithatë, këto faqe ne po i heqim në bazë të sjelljes së tyre dhe jo të përmbajtjes së postimeve”, tha Gleicher.
Sipas tij, ata kanë shpenzuar 812 000 dollarë në reklama Facebook-u që nga viti 2012. /Sipas EuroNews/



