Gledis Nano në krye të Policisë së Shtetit, zëvendëson Ardi Veliun

Gledis Nano në krye të Policisë së Shtetit, zëvendëson Ardi Veliun

Gledis Nano do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit. Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes ditën e djeshme të Ardi Veliut.

Gledis Nano, i cili ka 17 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit, së fundi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Nano, ka qenë një nga emrat më kyç të operacioneve të riatdhesimit të shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri.

Ai ka marrë certifikatë vlerësimi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global, e ndërsa për punën e tij në këto operacione të rëndësishme është vlerësuar edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kujtojmë se Ardi Veliu, dha dorëheqjen një ditë më parë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy