SPAK kundër Fatmir Xhafajt (VIDEO)

SPAK kundër Fatmir Xhafajt (VIDEO)

Në fillim të viteve 2010 në atë kohë në opozitë Partia Socialiste premtoi një drejtësi të re, e cila do të zëvendësonte të vjetrën e zhytur në korrupsion dhe ndikim të madh politik, kriminal dhe ekonomik. 

 

Më të ardhur në pushtet në 2013 filloi puna menjëherë për reformën në drejtësi e cila u mbështet dhe u financua fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

 

Në qendër të këtyre diskutimi u shfaq Fatmir Xhafaj, i cili drejtoi komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë, duke u cilësuar dhe si “babai” i drejtësisë së re. 

 

Kjo për shumë arsye pasi me angazhimin e tij dhe mbështetjen politike, Shqipëria nisi një nga proceset më të rëndësishme institucionale në historinë e saj.

 

Reforma në drejtësi një projekt i gjerë për të rrënuar sistemin gjyqësor të korruptuar dhe për të krijuar institucione që funksionojnë sipas standardeve demokratike dhe kërkesave të Bashkimit Europian. 

 

Në këtë histori Fatmir Xhafaj dhe Partia Socialiste nuk kanë qenë vetëm vullneti politik për të pasur një drejtësi të re por ishin arkitektët kryesorë të legjislacionit të ri që solli ndryshimet themelore në sistemin e drejtësisë në vend. 

 

Ndryshimet e Kushtetutës përfshinë krijimin e institucioneve të reja të pavarura larg ndikimeve politike dhe mekanizmave të kontrollit të integritetit për të pastruar sistemin nga magjistratët e korruptuar. 

 

U ngritën njëri pas tjetrit Këshilli i Prokurorisë dhe ai Gjyqësorë. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Prokuroria e Posaçme si dhe Gjykatat Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Reforma në drejtësi që nga 2016 kur u miratua është flamuri kryesor i kësaj mazhorance e cila është në mandatin e saj të katërt si mbështesë e pakushtëzuar e institucioneve të reja të drejtësisë dhe kryesisht Prokurorisë së Posaçme.

 

Ndër vite reforma u cilësua si sukses qofte nga kryeministri Edi Rama por edhe nga “babai” i saj Fatmir Xhafaj për të arritur rreth 1 vit e gjysmë më parë kur për herë të parë filluan diskutimet brenda vetë mazhorancës se institucionet e reja të pavarura nuk po performonin siç duhet.

 

Për këtë arsye u ngrit komisioni i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen dhe në krye të tij u vendos sërish Fatmir Xhafaj dhe Komisioni i Posaçëm dhe qëllim kryesor i tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian.

 

Opozita nuk mori në pjesë në të duke e cilësuar si një mekanizëm që do të përdoret nga mazhoranca për të ndikuar në drejtësinë e re dhe kryesisht Prokurorinë e Posaçme. 

 

SPAK në atë kohë ishte duke hetuar për korrupsion zyrtarët më të lartë socialist dhe projektet më të mëdha të kësaj mazhorance në 10 vitet e fundit si të dyshuara korruptive.

 

Pavarësisht kundërshtimit të opozitë, komisioni vazhdoi punën e tij duke ftuar në tryezë për diskutim institucionet e drejtësisë SPAK, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, të cilët refuzuan në bllok për të qënë pjesë e këtyre diskutimeve.

 

Por kjo nuk e pengoi këtë komision dhe drejtuesin e tij të vazhdojë punën duke sjellë në fillimin e këtij viti një përplasje të fortë institucionale me Prokurorinë e Posaçme. Protagonisti i kësaj përplasje është Fatmir Xhafaj, i cili ka kërkuar që në datën 6 shkurt të këtij viti komisioni të bëjë një vizitë monitoruese në zyrat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

 

Qëllimi i kësaj vizite monitoruese do të ishin lufta kundër pastrimit të parave dhe masat që janë marrë në kuadër të rekomandimeve të Task Forcës për Veprim Financiar për llogari të vlerësimit nga Moneyval.

 

Në vijim te bashkëpunimit me Komisionin e Përhershëm Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale” (Komisioni), Prokuroria e Posaçme me shkresën nr. 1717, date 15.01.2026, i ka kthyer përgjigje shkresës nr. 4180, date 19.12.2025, lidhur me informacionin mbi përmbushjen e rekomandimeve të Task-Forcës për Veprimin Financiar (FATF), në kuadër të procesit të vlerësimit të Shqipërisë nga MONEYVAL. Nga ky raportim evidentohet se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë masat konkrete për përmbushjen standardeve te BE-së dhe FATF-se në lidhje me luftën kundër Pastrimit të Parave.”- Përgjigja e SPAK.

 

Duke qenë në të tilla kushte SPAK thotë në përgjigjen e tij se raportimin e tij për këtë çështje më të gjitha institucionet shqiptare siç e parashikon ligji dhe me ato të partnerëve europian, duke renditur institucionet ku është bërë ky proces. 

 

“Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kryer këtë proces raportimi, informimi dhe koordinimi përmes komunikimit të vazhdueshëm me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AlF), me Ministrinë e Drejtësisë, institucionet e BE-së, duke përfshirë këtu edhe raportimet periodike në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si dhe çdo raportim tjetër që realizohet permes grupeve te punës ndërsektoriale për këtë qëllim.” - Përgjigja e SPAK

 

Prokuroria e Posaçme më poshtë në shkresën e saj largohet nga gjuha e saj institucionale duke i kujtuar komisionit që drejtohet nga Fatmir Xhafajt, pavarësinë e institucionit për të cilën mazhoranca socialiste luftoi shumë për t’ia siguruar SPAK dhe insititucioneve të tjera të pavarura. 

 

Çdo praktikë për të kryer vizita te tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit”. – Përgjigja e SPAK

 

Në fund SPAK i mbyll derën komisionit duke shprehur kundërshtinë e tij për këtë vizitë monitoruese, ndërsa mbetet i hapur për të përcjellë çdo informacion në funksion të përmbushjes ligjorë që ai ka në luftën kundër fenomeneve që janë kusht për integrimin europian të vendit. 

 

Në vijim te dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me Komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni te nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore. Në përfundim, Prokuroria e Posaçme shpreh mosdakordësinë e saj për realizimin e vizitës monitoruese të caktuar prej jush në datën 06.02.2026, vizitë të cilën e konsideron në kapërcim të ligjit dhe cënim te pavarësisë së Prokurorisë se Posaçme.” - Përgjigja e SPAK

 

Për prokurorinë termi monitorim nuk është i parashikuar në kuadrin ligjor ku ky institucion jep llogari sipas kushtetutës dhe ligjit shqiptarë, i cili garanton funksionimin e SPAK. 

 

Nënvizojmë se Prokuroria e Posaçme, në përputhje të plotë me kushtetuten, ligjin nr. 95/2016, ligjin nr. 97/2016 dhe Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë (nenet 19 pika 1, 102 pika 2, 103 pika 4, 103/1 pikat 1, 6, 7 dhe 8), si institucion i pavarur kushtetues, raporton dhe informon institucionet përkatëse në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në përputhje me procedurën e parashikuar nga ligji, duke garantuar integritetin, efektivitetin dhe profesionalizmin e veprimtarisë së saj. Sjellim në vëmendjen tuaj se Prokuroria e Posaçme nuk mund të “monitorohet” . - Përgjigja e SPAK

 

Por çfarë ndodhi gjatë kësaj periudhë që muaji i mjaltit mes mazhorancës dhe drejtësisë së re u prish dhe veçanti me Prokurorinë e Posaçme? 

 

Hetimet e disa çështjeve shumë të mëdha të korrupsionit duke goditur projekte më të cila kjo mazhorancë krenohej si incenratorët, sterilizimi apo projekte të tjera bënë që drejtësia e re mos të shihej më të njëjtin sy. 

 

Pikërisht në këtë moment, marrëdhënia mes politikës dhe drejtësisë filloi të tensionohej. Vit pas viti, SPAK forconte pozitat e tij me hetimet që shkonin gjithnjë e më lart, ndërsa në debatin politik filloi të shfaqej një gjuhë e re. 

 

Nga mbështetja pa kushte për SPAK mazhoranca fillo të fliste për “prova” “kontroll”, “balancë”, “llogaridhënie” dhe “monitorim”. Çështja që prishi qetësinë e kryeministrit ishte ajo në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku për herë të parë nuri një i qeverisë komentoi një vendim gjykata dhe kërkoi prova për korrupsionin që kishte bërë Veliaj gjatë drejtimit të bashkisë së kryeqytetit.

 

Reforma në drejtësi u shpall si projekti më ambicioz institucional i Shqipërisë pas vitit 1990, ajo erdhi si përgjigje ndaj një sistemi të diskredituar, të akuzuar për korrupsion të përhapur, ndikim politik dhe mungesë totale besimi nga publiku.

 

 Për vite me radhë, drejtësia shqiptare ishte simbol i pandëshkueshmërisë, ku dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë mbylleshin pa përgjigje dhe vendimet gjyqësore perceptoheshin si produkte të pazareve politike dhe financiare. 

 

Në këtë tranzicion të zgjatur 30 vjeçar, reforma në drejtësi u paraqit si e vetmja rrugë për të shpëtuar shtetin ligjor dhe për të rikthyer shpresën se ligji mund të ishte i barabartë për të gjithë.

 

Një nismë e cila u mor si angazhim nga Partia Socialiste, e cila mori autorësinë e reformës.

 

Por kur SPAK filloi të godasë korrupsionin qeveritar të këtyre 10 viteve të fundit reporter dhe retorika karshi SPAK-ut, filluan të ndryshojnë. Tashmë zëra të ndryshëm nga mazhoranca kërkojnë një politikë ndryshe kur vjen tek masat e sigurisë për zyrtarët e që hetohen dhe fokusi vihet tek mosaplikimi i arrestit me burg.

 

Ndërsa Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit kaloi në një tjetër nivel, atë të vizitave monitoruese pranë një institucioni të pavarur siç është Prokuroria e Posaçme.

 

Në qendër të këtij ishte serish Fatmir Xhafaj, deputet i vjetër i Partisë Socialiste në drejtim të një komisioni që në dukje është shumë teknik, por që krahun tjetër politik ishte një maskim për të ndikuar tek drejtësia. Derisa erdhi qëndrimi i SPAK për këtë çështje ishim në fushën e luftës politike mes opozitës dhe mahzorancës.

 

Por refuzimi që i bën SPAK kësaj nisme duke e cilësuar atë si jo të nevojshme pasi korniza ligjore është e plotë dhe nuk ka asnjë pengesë për kryerjen e punës . Kjo gjë e ka kthyer diskutimin në një drejtim tjetër pasi mazhoranca me këtë nisëm sipas SPAK po cenon pavarësinë e këtij institucioni. 

 

Ky refuzim për SPAK është një vijë e kuqe duke i mbyllur derën parlamentit dhe komisionit Xhafaj dhe duke dërguar një mesazh të qartë se pavarësia e kësaj prokurorie nuk negociohet në këto kushte ligjore ku ajo funksionon.

 

Përplasja mes SPAK-ut dhe komisionit Xhafaj nuk është një konflikt procedural, por një provë për reformën në drejtësi dhe aftësinë e institucioneve të reja për të përballur presionin e pushtetit legjislativ. Kjo tregon se lufta për drejtësi të pavarur nuk përfundon me miratimin e një reformë, por është përballje e përditshme me politikën dhe çdo lloj interesi tjetër që kërkon të ndikojë tek drejtësia.

 

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht SPAK ndodhen në një moment vendimtar pasi hetimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në origjinë do të sillte përplasje dhe presione të forta. 

 

Ndërsa pyetja që ka tre dekada që ndjek drejtësinë në Shqipëri do të vazhdojë të qëndrojë nëse drejtësia do të jetë e pavarur apo do të jetë sërish patericë e pushtetit, por këtë radhe e reformuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy