Shpopullimi i Luginës së Preshevës, Mustafa: Serbia po i boshatis me metoda të moderuara

Shpopullimi i Luginës së Preshevës, Mustafa: Serbia po i boshatis me metoda të moderuara

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë për MCN Informacion ngre alarmin për shpopullimin masiv të tre komunave shqiptare në jug të Serbisë, duke theksuar se mungesa e vendeve të punës, mosnjohja e diplomave dhe mungesa e investimeve janë metoda të qëllimshme të autoriteteve serbe për të boshatisur këto zona nga shqiptarët.

“Sfida më e madhe është shpopullimi I këtyre 3 komunave nga shqiptarët. Kjo ndodh sepse qeveria serbe nuk lejon vende pune në institucionet publike. Ajo nuk është e interesuar të hapë vende pune në komunën e Bujanocit, Preshevës apo Medvegjës. Në këtë fushë shkalla e shpopullsisë është diku në 70%. 

Në këto qytete shkollat janë boshatisur dhe ka mbetur vetëm mosha e tretë. Të rinjtë po zgjedhin të mos studiojnë sepse diplomat e tyre nuk njihen nga qeveria serbe.

Dukuri tjetër që vihet re është edhe fakti që qeveria serbe nuk ka rritur buxhetin për investime në këto zona qëllimisht.

Këto janë metoda të moderuara që Serbia bënë për të shpopulluar këto zona.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy