Nju-Jork/ Virusi që shkakton poliomielitin gjendet në ujërat e zeza

Nju-Jork/ Virusi që shkakton poliomielitin gjendet në ujërat e zeza

Virusi që shkakton poliomielitin është zbuluar në ujërat e zeza të qytetit të Nju Jorkut disa javë pasi u identifikua një rast i poliomielitit në kontenë Rockland, në veri të qytetit.

Prania e poliovirusit në ujërat e zeza të qytetit sugjeron qarkullim të mundshëm lokal të virusit, thanë departamentet shëndetësore të qytetit dhe të Nju Jorkut.

“Polio mund të çojë në paralizë dhe madje edhe vdekje”, thanë autoritete duke shtuar: "Ne i nxisim njujorkezët e pavaksinuar që të vaksinohen tani."

Komisionerja Shtetërore e Shëndetësisë Dr. Mary T. Bassett tha se zbulimi i poliovirusit në mostrat e ujërave të zeza në qytetin e Nju Jorkut është "alarmant, por jo befasues".

"Mënyra më e mirë për t'i mbajtur të rriturit dhe fëmijët pa poliomielit është përmes imunizimit të sigurt dhe efektiv - mbrojtja më e madhe e njujorkezëve kundër rezultateve më të këqija të poliomielitit, duke përfshirë paralizën e përhershme dhe madje edhe vdekjen," tha Bassett.

Njoftimi vjen pasi autoritetet shëndetësore britanike raportuan se kishin gjetur prova se virusi është përhapur në Londër, por nuk gjetën asnjë rast te njerëzit. Fëmijët e moshës 1-9 vjeç në Londër u kualifikuan për doza përforcuese të një vaksine kundër poliomielitit të mërkurën.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Nju Jorkut thanë se gjetën indikacione të rasteve shtesë të poliovirusit në mostrat e ujërave të zeza nga dy qarqe të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy