Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka akuzuar formalisht presidentin Donald Trump, për “nxitjen e protestave të dhunshme” në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.
Trump është Presidenti i parë në histori që fajsohet dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve, ndërkohë që votimit kundër tij i janë bashkuar të paktën 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin.
Numërimi vazhdon, megjithatë, ndarja e deritanishme është 217 demokratë votojnë pro dhe 10 republikanë pro (më shumë sesa pritej fillimisht).
Është hera e parë që një president amerikan përfundon në një procedurë të tillë si impeachment, dy herë në një mandat.
Çështja kalon për gjykim në Senat më 19 janar, një ditë para se Joe Biden të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit.
Ligjvënësit demokratë janë të gatshëm të shpallin fajtor presidentin Trump, sa u përket protestave të dhunshme.
Pak më parë Trump u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë kryengritjeve ku humbën jetën 5 persona.
Kjo është e dyta herë që Presidenti Trump akuzohet për impichment. Në fillim të vitit 2020 ai u akuzua për ndërhyrje pranë Presidentit ukrainas që të niste hetime ndaj rivalit të tij Joe Biden.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është "absolutisht qesharake".



