
Një tjetër grua akuzon për sjellje të pahijshme Brett Kavanaugh, i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Gjykatën Supreme.
Sipas “The New Yorker”, Deborah Ramirez, 53 vjeçe, e ka akuzuar gjykatësin për sjellje të keqe gjatë një feste në Universitetin Yale, në vitet ’80.
Ramirez është e dyta që ngre një akuzë të tillë, pas Christine Blasey Ford, 51 vjeçe, e cila e ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të pahijshme kur ajo ka qenë 15 vjeçe dhe gjykatësi 17 vjeç.
Ford ka pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh. Dëshmia e saj para Komitetit Gjyqësor të Senatit do të jepet më 27 shtator.
Vetë Kavanaugh i kundërshton të gjitha akuzat, ndërsa disa demokratë kanë kërkuar që të shtyhet seanca, derisa supozimet e reja të hetohen.



