
Politologu Ilir Kalamaj tha në studion e MCN Live se përfshirja e zyrtarëve të ministrisë dhe zyrtarëve të shkollave të mesme në Shqipëri në skemën e mashtrimit për marrjen e bursave të studimit në SHBA është rënie e shtetit dhe duhet me doemos që mekanizmi ligjor të funksionojë që të parandalohen ngjarje të tilla.

Dhe brenda Shqipërisë ekzistojnë sekserë të tjerë të lidhur me ministrinë me shkollat e mesme, kanë dalë disa nga këto skandale ku falsifikohen, përdoren numra amze të dyfishtë, kur regjistrohen studentë që s’kanë qenë asnjë herë në shkollë, një pjesë e tyre dhe për qëllime dokumentacioni për të shkuar në SHBA apo për t’u regjistruar në universitete. Kur përfshihen zyrtarë të ministrisë, apo zyrtarë të shkollave në Shqipëri, kjo pastaj është rënie e shtetit dhe këtu duhet patjetër që mekanizimi ligjor të funksionojë që të parandalohen ngjarje të tilla penale që kanë një pasojë shumë të dëmshme për shoqërinë.



