Përmes një letre botuar në mediat serbe, Kryeministri i Serbisë ka njoftuar vendimin e tij se nuk vjen në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen mes kombëtareve të dy vendeve. Në letër ai thekson se politizimi i skajshëm i kësaj ngjarjeje sportive është një arsye për vendimin që ka marrë ndërkohë që i bën thirrje lojtarëve serb të luftojnë për të fituar por kryesisht për flamurin e Serbisë.



