I infektuar nga COVID-19, vdes një efektiv policie në Kosovë

I infektuar nga COVID-19, vdes një efektiv policie në Kosovë

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Miftar Kurti, i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë, Bujar Pllana.

Sipas tij, zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë i intubuar.

Dje ka ndërruar jetë zyrtari policor, Miftar Kurti, nga COVID-19. Mbi tri javë ka qenë i shtruar në spital, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë në intubim”, ka thënë koordinatori Pllana.

Ndërsa, drejtori i këtij spitali, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka treguar se 33 pacientë për momentin janë duke u trajtuar në këtë spital, të prekur më virusin COVID-19.

Siç tha ai, 24 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa për pacientët e tjerë janë duke pritur rezultatet.

“33 pacientë janë të shtruar, ndër ta 24 të konfirmuar me COVID-19. Për të tjerët priten sot rezultatet. 20 pacientë janë më osksigjeno – terapi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë”, ka thënë Pllana.

I pyetur edhe për personelin shëndetësor, ai tha se për momentin 10 teknikë medicinalë janë të prekur me COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy