Daci: Kushtetuesja ka dalë nga tagri i saj, hidrocentrali i Skavicës do të ishte një gjenocid modern

Daci: Kushtetuesja ka dalë nga tagri i saj, hidrocentrali i Skavicës do të ishte një gjenocid modern

Juristi Jordan Daci në një lidhje skype me MCN Economy ka folur për konstatimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese për shkeljet e të drejtës për informimin lidhur me Hidrocentralin e Skavicës për të cilin u shpreh se ajo ka dalë nga tagri i saj duke mos e shfuqizuar ligjin.

Ai tha se duhet të kontaktohen qytetarët për çdo aktivitet dhe se një nga  vendimet më të rëndësishme është fakti që gjykata thotë se nqs nga studimi do dalë se projekti bie ndesh me të drejtat kushtetuese duhet të braktiset.

Kushtetuesja ka dalë nga tagri i vetë me këtë vendim pas konstatimit të shkeljes së të drejtës për informim. Është një vendim që nuk ndjek logjikën e zakonshme të gjykatës kushtetueses sepse kjo gjykatë konstaton të metat dhe lë në fuqi ligjin.

Rasti konkret kushtetuesja ka thënë se ligji ka shkelur të drejtën për mbrojtjen e mjedisit dhe jo vetëm por gjykata thotë se nqs nga studimi do dalë se projekti bie ndesh me të drejtat kushtetuese duhet të braktiset dhe ky është një nga përfundimet më të rëndësishme, por pyetja e madhe që shtrohet është se si do rregullohet.

Gjatë kësaj faze do duhet të njoftohen banorët për çdolloj aktiviteti që do bëhen, përfshi seancat dëgjimore me ekspertë, do duhet të ndahet në komunitete por do duhet të dëgjohet zëri i komunitetit në çdo studim dhe ai do duhet të jetë aktiv në pjesëmarrje dhe pjesa tjetër e gjykatës kushtetuese që thotë se atëherë faza e dytë do shkojë në kushtetuese dhe deri diku duket se do jetë e pranueshme.

I pyetur nëse e prek kontratën në vetvete ky vendim Daci tha se kontrata e fazës së parë nuk e prek kontratën, por i shton detyrimin duke dhënë rekomandime për studime.

Faza e dytë apo kontrata e fazës së dytë nuk është hartuar dhe sigurisht në varësi të rezultateve që do dalin ne kemi tashmë një seri studimesh që do i vihen në dispozicion gjykatës kushtetuese.

Flitet për një kosto që mund të shkojë 1-1.5 mld nuk janë financime të zakonta, por duke pasur parasysh krizën e reshjeve i bie që ky hidrocentral nuk do të ndërtohet për shqiptarët dhe nuk është vetëm çështja e zhdukjes së një sipërfaqe të madhe toke, por zhduk identitetin dibran dhe do duhet të shpërngulë gjysmën e popullsisë së Dibrës. Pra kjo do ishte një gjenocid modern.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy