Analisti nga Bullgaria Anton Pançev, zhbllokimin e hapësirës ajrore të Bullgarisë për të kaluar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavorv për të marrë pjesë në Shkup në mbledhjen e Këshillit të 30 ministror të OSBE, me praninë e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, e komenton me fjalët se edhe Shkupi edhe Sofja janë në lidhje të ngushtë me SHBA.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se për Sofjen zyrtare nuk ka qenë problem ndalimi i Lavrov, por se është një çështje teknike sipas qeverisë bullgare.
Bullgaria ka bërë thjesht një hap teknik asnjë gjë shumë. Ka një sinjal të qartë nga SHBA, nuk ka pasur asnjë reagim kundër nga Bashkimi Europian, nga shtetet e fuqishme si Gjermania, Franca dhe Brukseli.
Lavorv deklaroi se në Shkup do të zhvillojë shumë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pa dyshim do të bëjnë tregti me çështjen e energjisë, naftës dhe gazës, do të japin premtime me qëllim që shtetet e BE të veprojnë në mënyrë individuale me Rusinë, jo si një bllok i unifikuar.
Ndërsa akuzat e fundit të Maqedonisë për një pakt mes Shqipërisë dhe Bullgarisë për censin, me qëllim rritjen e numrit minoritetit bullgar në Shqipëri, shprehet se për minoritetet Shqipëria është shtet demokratik dhe se gjithmonë ka pasur standarde shumë të larta sidomos për Ballkanin në fushën e mbrojtjes së ë drejtave të minoritetit.
Secili qytetar ka të drejtë të shprehë identitetin e tij.
Bullgaria nuk ndërhyn në asnjë mënyrë në shprehjen e identitetit të këtyre njerëzve që jetojnë në Shqipëri.
Besoj se shteti shqiptar ka organizuar një census të mirë sipas ligjeve në Shqipëri.
Këto janë ndërhyrje të Shkupit, për të krijuar tensione mes shteteve të cilat nuk janë të nevojshme.



