Bombardohet shkolla në Luhansk, 2 viktima dhe 60 persona nën rrënoja

Bombardohet shkolla në Luhansk, 2 viktima dhe 60 persona nën rrënoja

Të paktën 2 viktima dhe rreth 60 civilë kanë mbetur nën rrënoja pas një bombardimi që ushtria ruse ka bërë ndaj një shkolle në Luhansk, ku ishin strehuar 90 persona, sipas një zyrtari lokal.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, në një postim në Telegram të dielën,  duke shtuar se "ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë".

Hayday, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën.

Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.

Sulmi goditi rreth orës 16:37 me kohën lokale të së shtunës, duke shkaktuar zjarre që u deshën pothuajse katër orë për t'u shuar. Në të gjitha rajonet e Ukrainës po raportohet për sirena sulmi.

Gjithashtu të gjithë civilët u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq.

Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se 300 civilë ishin shpëtuar nga uzina, megjithëse Ministria ruse e Mbrojtjes dha një numër shumë më të ulët, duke thënë se 51 persona ishin evakuuar gjatë një periudhe prej tre ditësh.

Zelensky tha se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të nxjerrë personelin ushtarak nga Mariupol.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy