
Rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në British Columbia në Kanadanë perëndimore.
Kështu bëjnë me dije autoritetet lokale ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin e furishëm që po përfshin qytetin e Kelowna.
"Tani për tani jemi në rreth 30,000 njerëz me urdhër evakuimi dhe 36,000 të tjerë janë paralajmëruar", tha BoWinn Ma, ministri i menaxhimit të emergjencave të Kanadasë.



