Vetëvendosja Tiranë nesër protestë para Gjykatës Penale: Lironi mbrojtësit e Teatrit

Vetëvendosja Tiranë nesër protestë para Gjykatës Penale: Lironi mbrojtësit e Teatrit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri do të zhvillojë nesër në orën 09:00 një protestë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale.

Mësohet se do të protestojnë për të kërkuar lirimin e qytetarëve, që u arrestuan gjatë mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas VV, mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e godinës.

‘Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar!

Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit.

Të ndalet plani për ndërtimin e kullave! Të rindërtohet Teatri Kombëtar! Të lirohen protestuesit!

Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë!

Të gjithë nesër ditën e mërkurë, 20 maj 2020, në ora 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, në rrugën “Jordan Misja” pranë ish-stacionit të trenit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!’, thuhet në njoftimin e VV, qendra në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy