Fjalori serbisht-shqip/ Zllatku: Qëllimi është që dy kombet të mësojnë gjuhën tjetër. Serbishtja ra nga piedestali, nuk ishte i vështirë përkthimi

Fjalori serbisht-shqip/ Zllatku: Qëllimi është që dy kombet të mësojnë gjuhën tjetër. Serbishtja ra nga piedestali, nuk ishte i vështirë përkthimi

Ditë më parë Akademia e Shkencave në Tiranë ka promovuar fjalorin serbisht-shqip të autorit Rexhep Zllatku. Fjalori përmban mbi 80 mijë fjalë e shprehje frazeologjike, të cilat për autorin Zllatku në një intervistë për MCN lajme, nënkupton një ndihmë për të dy kombet të mësojnë gjuhën e njëri tjetrit. Fjalorët kanë për qëllim që njerëzit e të dy kombeve të mësojnë gjuhet e njëri tjetrit, pavarësisht se ai takojnë ose jo atij kombi. "Ajo vendos ura komunikimi por përveç shërbimit për çdo shqiptar, fjalorin e kam bërë që duhet të luaj rol sadopak për ti ndihmuar shqiptarëve, banorë të ish-Jugosllavisë, të cilët edhe sot e kësaj dite, edhe pse serbi shkoj mbeti serbishtja e pranishme, sepse ajo është brenda nesh. Por, ky fjalor, njëkohësisht, duhet t'u shërbejë shqiptarëve që rronin në ish-Jugosllavi ta mësojnë ca më mirë gjuhën amtare". Për autorin Zllatku, serbishtja ra nga piedestali dhe nuk ishte e vështirë për ta përkthyer në shqip. "Unë i kam dhënë rëndësie çdo frazeologjie, çdo idiome që është përdorur në serbisht është përkthyer shqip dhe shqipja nuk ka asnjë mangësi në krahasim me serbishten. Në sytë e mi serbishtja ra nga piedestali se ajo na qenka një gjuhë shumë e pasur dhe mos vallë pata shumë vështirësi për ta përkthyer, jo, nuk pata asnjë vështirësi të pakapërcyeshme".
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy