Opozita letër KQZ: Nuk hyjmë në zgjedhje nëse nuk ngrihet qeveria teknike (VIDEO)

Opozita letër KQZ: Nuk hyjmë në zgjedhje nëse nuk ngrihet qeveria teknike (VIDEO)

Partitë opozitare kanë zyrtarizuar vendimin e përbashkët se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, të kapura sipas tyre nga krimi dhe paratë e drogës.

Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar theksojnë se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor. Nga ana tjetër ky koalicion bënë të ditur se do të hyjnë në zgjedhje vetëm nëse ngrihet qeveria teknike. ‘Ultimatumi’ është firmosur nga krerët e 26 partive që janë pjesë e koalicionit opozitar.

“Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”, thuhet në njoftimin e Koalicionit opozitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy