
Nauru, një vend i vogël në Oqeanin Paqësor, është i pari në botë që arrin të vaksinojë të gjithë popullsinë e rritur me të paktën një dozë Covid. Sipas qeverisë kjo arritje tejkaloi edhe pritshmëritë më të mira.
Vlen për tu theksuar se ky vend nuk ka rregjistruar asnjë rast të koronavirusit deri më tani.
Brenda një muaji, 7,392 njerëz morën një dozë të parë të vaksinës Covid-19, ose rreth 108% e popullsisë së rritur të ishullit. Numri përfshin edhe të huaj që jetojnë atje.
“Ekipi i veprimit që ka ndërmarrë luftën kundër koronavirusit është i kënaqur me këtë rekord botëror dhe falënderon banorët që ndihmuan në mbajtjen e Nauru një vend pa Covid-19”, tha qeveria në një deklaratë.



