Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. MCN Tv ka siguruar kërkesën e SPAK ku kërkohet një autorizim për heqje lirie dhe kontroll banese për Ahmetajn. Ish-zv.kryeministri akuzohet për fshehje të pasurisë, korrupsion pasiv të zyrtarëve të nivelit të lartë shtetëror dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Me kërkesën e SPAK, pritet që Parlamenti t'i hapë rrugë heqjes së imunitetit të deputetit të Ahmetajt, që lejon arrestimin e tij. “Duke qenë se hetimet në kuadrin e procedimit penal nr277/1 të vitit 2022 vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura”, shkruhet në dokument. Ahmetaj është i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. SPAK ka kryer më herët kontrolle në banesën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe në vilën e ish-bashkëshortes së tij në Palasë. Të dyja këto banesa janë konfiskuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy