Pjesë e skemës mashtruese për marrjen e shtetësisë, jep dorëheqjen kryeparlamentari qipriot

Pjesë e skemës mashtruese për marrjen e shtetësisë, jep dorëheqjen kryeparlamentari qipriot

Skema që Qipro aplikonte për dhënien e shtetësisë për biznesmenët e huaj që investonin në vend 2 mln euro e lart është pezulluar. Kjo për shkak se gazetarët e Al Jazeera filmuan një zyrtar qipriot, duke ndihmuar një biznesmen të rremë me një të kaluar kriminale për të marrë pasaportën, që i mundëson më pas lëvizjen e lirë në BE.

Personi që ra pre e rrengut të gazetarëve të Al Jazeera-s është kryetari i parlamentit të Qipros Demetris Syllouris, i cili tha se ai do të tërhiqej derisa të përfundonte hetimi. Syllouris, i cili është zyrtari i dytë më i lartë shtetëror i Qipros, tha se do të tërhiqej nga detyrat duke filluar nga 19 tetori.

Në videon e fshehtë të kapur nga gazetarët e Al Jazeera dhe të publikuara të hënën, Syllouris ushtron ndikimin e tij për të ndihmuar në marrjen e shtetësisë biznesmenin fiktiv.

Sot Syllouris lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar falje për "pamjet e pakëndshëm të përcjellë tek publiku Qipriot ... dhe çdo shqetësim tjetër që mund të kenë shkaktuar".

Njoftimi i tij erdhi menjëherë pasi qeveria tha se kishte miratuar një propozim për të pezulluar skemën, programin e shtetësisë për investime, pas një seance urgjente ditën e sotme.

Në një deklaratë të postuar në Tëitter, zyra e Presidentit Qipriot Nicos Anastasiades tha se propozimi u paraqit në përgjigje të "dobësive" në skemën që mund të "keqpërdorej".

Qipro, e cila u bashkua me BE në 2004, aktualisht siguron pasaporta për shtetasit ekstrakomunitarë që bëjnë investime të konsiderueshme në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy