
Një referendum i mbajtur në Rumani për heqjen e dispozitës që e bën të ligjshme martesën mes personave të të njëjtit seks, nuk mori kuorumin e mjaftueshëm. Sipas burimeve zyrtare, të cituara nga Associated Press, kuorumi i nevojshëm i 30% të votuesve nuk është arritur. Vetëm 20.41% e atyre që kanë të drejtën e votës shprehën vullnetin e tyre.
Referendumi ka të bëjë me modifikimin e Kushtetutës, në pjesën ku flitet për martesën midis dy bashkëshortëve. Iniciatorët e referendumit kanë kërkuar që fjalia në ligjin për martesën të modifikohet duke saktësuar lidhjen mes "midis një burri dhe një gruaje", e cila duhej të zëvendësonte termin “bashkëshortë”.
Në referendumin e nxitur fillimisht nga kisha dhe njerëz pranë saj, që iniciuan një peticion me 3 milionë firma, ishin thirrur 19 milionë njerëz me te drejtë vote. Por siç treguan rezultatet, rumunët nuk treguan shumë interes për ndryshimin e këtij ligji.



