Shënohen 11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 197 numri i personave të prekur

Shënohen 11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 197 numri i personave të prekur

Njëmbëdhjet raste të reja janë shënuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 197 persona.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Silva Bino, e Institutit të Shëndetit Publik, e cila sqaroi se në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, sipas saj, deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 197 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora.

74 të shtruar janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

33 të shëruar deri tani pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

10 viktima si pasojë e Covid-19

Ajo theksoi se epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Shpërndarja gjeografike

- Tiranë           113 raste

- Durrës           11 raste

- Lushnje         4 raste

- Elbasan         5 raste

- Rrogozhinë   2 raste

- Fier               21 raste

- Kavajë          4 raste

- Korçë            12 raste

- Vlorë            5 raste

- Shkodër        4 raste

- Lezhë            4 rast

- Berat             1 rast

- Has               2 raste

- Krujë            3 rast

-Tropojë          3 raste

- Pukë               3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy