Ditët me shi mund të mos jenë ditët më të mira për të qenë larg shtëpisë, por pavarësisht ditëve me shi mund të dukeni me stil ndërkohë që vishni rroba komode.
Duke nisur nga xhaketat e papërshkrueshme nga uji, xhinset tuaja të preferuara dhe një palë atlete komode janë gjithçka që ju nevojitet për të dalë me shpejtësi nga shtëpia në një ditë me shi.
Mund të vishni një pulovër të ngrohtë me një xhaketë leshi për t’u ndjerë komode por edhe me stil, ndërsa poshtë një palë çizme të sheshta do t’ju mbrojnë këmbët. Gjithashtu çizmet e trasha me taban janë ato që do t’ju shpëtojnë në çdo ditë me shi. Janë fjala e fundit në modë dhe gjithashtu super praktike.



