Rritet numri i serbëve që braktisin FSK-në (VIDEO)

Rritet numri i serbëve që braktisin FSK-në (VIDEO)

Vijon të rritet numri i serbëve që largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Deri më tani, mediat lokale në Prishtinë flasin për rreth 40 serbë që kanë paraqitur dorëheqjen në një kohë kur serbët përbëjnë 2% të trupave, numri i të cilave në total shkon në 4 mijë trupa aktive dhe 2 mijë e 500 rezervistë.

Burimet të cituara prej tyre bëjnë të ditur se autoritetet zyrtare po vijojnë negociatat me ta, për t'i bindur të rikthehen mes forcave të Sigurisë së Kosovës.

Vendimi i tyre për t'u larguar nga radhët e FSK-së, i kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, erdhi pas thirrjeve nga Beogradi, me qëllimin e vetëm për të ndalur formimin e ushtrisë së Kosovës. 

Për të arritur këtë, autoritetet në Prishtinë do të duhet të ndryshojnë Kushtetutën, për të cilën  kërkohet edhe miratimi i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë deklaruar disa herë që nuk do ta mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë paralajmëruar se shndërrimi i FSK-së në ushtri do të bëhet përmes një ligji të veçantë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy