Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme del me deklaratë dhe thotë se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:
+972 54-4806601
Reagimi i MEPJ vjen pasi Hamasi sulmon Izraelin me breshëri raketash gjatë natës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.



