Pasuritë e krimit në dorën e ZRA, Hoxha: Draft alla shqiptar, s’do e kalojë filtrin në Kushtetuese

Pasuritë e krimit në dorën e ZRA, Hoxha: Draft alla shqiptar, s’do e kalojë filtrin në Kushtetuese

Juristi Arbër Hoxha, për zyrën elitë nën drejtimin e Policisë së Shtetit, ku pasuritë e krimit do të kalojnë në dorën e Zyra e Rikuperimit të Aseteve, thotë se merret një model italian dhe më tej aplikohet modeli ballkanik.

Duke folur në emisionin “FactCheck” në MCN TV, Hoxha deklaroi se lufta ndaj parandalimit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, nuk është një luftë shqiptare dhe se ne ndryshe e kemi legjislacionin dhe ndryshe e aplikojmë në praktikë.

Sipas tij, në republikën italiane nuk dënohet njeri pa prova.

Në Itali nuk sekuestrohet asnjë pasuri nëse nuk kalon 40% të vlerës.

Në Shqipëri edhe për 1 milionë lekë të reja, edhe nëse e justifikon 90% ta sekuestrojnë.

Ne kemi marrë modelin italian por e kemi zbatuar në mënyrë shqiptare.

Është një draft alla shqiptar nuk besoj se do kaloj filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Akti normativ me fuqinë e ligjit ishte tërësisht antikushtetues dhe të gjithë ato vendime që do shkojnë deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të gjitha do bien poshtë.

Çdo person i dënuar për vrasje do kalonte filtrin e OFL. Duhet të ketë një procedim pasuror dhe më pas të ketë një akses nga ana e ZRA.

Ne kemi disa agjenci ligjzbatuese që kanë funksionuar. Patjetër që ZRA do shkojë në Kushtetuese, por nuk mendoj se çdo gjë e sekuestruar do përdoret nga shtetit.

Është me të njëjtën logjikë që u bë moratoriumi i skafeve, ne nuk i parandalojmë dot skafet dhe vendosim moratorium.

Kjo është një logjikë komuniste. Bota kur sekuestron asete të caktuara i nxjerr në shitje.

Këto para pavarësisht se si blihen shkojnë në favor të shtetit.

Më mirë të shiten se pjesa më e madhe e aseteve të sekuestruara, shkojnë në amortizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy