Hasimja: Historia e Veliajt nuk është mbyllur, mund të ketë reagime që mund të vendosin në vështirësi PS ose vetë Ramën (VIDEO)

Hasimja: Historia e Veliajt nuk është mbyllur, mund të ketë reagime që mund të vendosin në vështirësi PS ose vetë Ramën (VIDEO)

Politologu Ermal Hasimja tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se historia e Veliajt nuk është e mbyllur akoma dhe se mund të ketë reagime që mund të vendosin në vështirëesi PS-në dhe vetë Raman. 

I ndalur tek kandidatura e Manastirliut, Hasmija tha se ajo mund të mbledhë maksimumin e votave të PS-së.

Nuk mendoj që historia e Veliajt është mbyllur me kaq. Karriera politike po, por historia jo.

Ka akoma për të dalë në sipërfaqe, qoftë nga aspektin e akuzave, qoftë nga aspekti i reagimit që mund të ketë. Situata në të cilën është ai është e rëndë për shkak të shkatërrimit të karrierës politike, dhe mund të ketë reagime nga ai që mund të vendosin në vështirësi PS-së, ose vetë Ramën. Ndoshta, nuk e dimë këtë.

Manastirliu është kandidaturë që mund të mbledhë maksimumin e votave të PS-së.

Pyetja për të gjithë kandidatët do të jetë sa do të arrijnë të marrin votat e atij kontingjenti që është i pavarur. Tirana ka nga këta, se jo të gjithë janë të lidhur me rroga në administratë. A do marrë Manastirliu një pjesë të elektoratit gri, kjo është pyetja e madhe.

I pyetur për kabinetin Rama 4, Hasimja tha:   Ideja është e njëjta janë ata që janë besnikët e Ramës në poste të rëndësishme dhe kryesore. Kemi dhe të rinj që futen aty më tepër për të përmirësuar imazhin e qeverisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy