Liberalizimi i vizave për Kosovën, sot diskutimet (VIDEO)

Liberalizimi i vizave për Kosovën, sot diskutimet (VIDEO)

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian do të diskutojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas medias në Kosovë, nga ky diskutim, ministrja e Integrimeve Evropiane,Dhurata Hoxha, pret që të mos ketë befasi, por me shumicë të votave të miratohet heqja e vizave për kosovarët.

 Hoxha është shprehur optimiste një ditë më parë, pas mbledhjes së këshillit ministror për integrime evropiane, duke thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet me shumicën e votave, edhe pse nuk pret që votat të jenë unanime.

“Nuk presim befasi, ka pasur takime veç e veç me secilin nga anëtarët e komitetit LIBE në Bruksel, të gjithë kanë premtuar votën e tyre. nuk është një votë unanime, është një votë me shumicë në këtë komitet dhe mund të themi, fatmirësisht ne e kemi këtë, kemi punuar shumë me deputetët që vijnë edhe nga grupimet e ndryshme politike që pastaj reflekton situatën edhe në Parlamentin Evropian”, është shprehur Hoxha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy