Trafik i dendur në ditën e parë të shkollës/ Pula: 4 akse më problematike. Prani e shtuar e policisë (VIDEO)

Trafik i dendur në ditën e parë të shkollës/ Pula: 4 akse më problematike. Prani e shtuar e policisë (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN Live bëri me dije rrugët që kanë patur një trafik të dendur në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Gazetari tha që problematike kanë qenë akset nga sheshi “Shqiponja” te Pallatet me Shigjeta, rruga “Dritan Hoxha”, Rruga e Dibrës dhe Rruga e Elbasanit.

Gazetari shprehet se ka një prani të shtuar të efektivëve të policisë në ambientet e shkollave.

Sa i përket akseve kryesore ditën e sotme kanë qenë të mbingarkuara nga trafiku. Problematike kanë qenë shumë akse, sa i përket fluksit të lartë të trafikut, por gjithsesi duhet thënë, në akset kryesore të kryeqytetit ka patur forca të shumta policie. Policia Rrugore ka qenë në segmentet kryesore për të bërë lehtësimin e trafikut. Aktualisht që ne flasim ka një lehtësim të trafikut. Aksi që ka pasur më shumë trafik është nga sheshi Shqiponja deri në afërsi të Pallatit me Shigjeta, po ashtu rruga ‘Dritan Hoxha’, por edhe Rruga e Dibrës, Rruga e Elbasanit. Në kryqëzimet kryesore ka pasur patrulla të policisë rrugore, që kanë bërë një lehtësim të trafikut. Janë shtuar punonjësit e policisë pranë shkollave, kjo edhe për të zbuluar ngjarje kriminale, plagosjet me thikë deri te përdorimi i lëndëve narkotike. Punonjësit e policisë do jenë edhe gjatë kësaj periudhe. Do ketë kontrolle te mjetet që transportojnë nxënës, qoftë sa i përket dokumentacionit dhe ngarkesës sa i takon nxënësve që transportojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy