Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, probleme me lundrimin detar në Shëngjin (VIDEO)

Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, probleme me lundrimin detar në Shëngjin (VIDEO)

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje që ka përfshirë qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ka krijuar një sërë problemesh në disa zona.

Në disa fshatra të njësive administrative, banorët po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës.

Ndërkohë grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren prej orëve të mbrëmjes të së mërkurës dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Ndërkohë, edhe situata në bregdet paraqitet e rrezikshme për shkak të dallgëve të larta, të cilat kanë arritur deri në 4-5 metra.

Autoritetet detare u bëjnë thirrje peshkatarëve dhe anijeve të vogla të shmangin daljen në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve moti i keq do të vijojë edhe në orët e ardhshme, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e qarkut Lezhë, Mirditë dhe Kurbin ndodhen në gadishmeri për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy