
Në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve në 21 Janar, Kryeministri Edi Rama e quajti ngjarjen krim shtetëror të pa hetuar.
Në pritjen që pati në Kryeministri me familjarët e katër vikitimave ai tha se 21 Janari është një nga rastet kur drejtësia nuk vjen shpejtë.
Ne sot nuk ka mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 Janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar çka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak.
Pastaj për ta çuar rezultatin e atij hetimi në duart e gjykatës së SPAK, ku më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do mund të shohin nën dritën e diellit ata që duhet të përgjigjen për 21 Janarin.
Pikëpyetja është a duhet të përgatitemi dhe për më të keqen që sistemi do të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut.
21 Janari është sa një nevojë për drejtësi e një sistemi dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë.
Shqipëria është në një sfidë të vërtetë, të hapur kombëtare mes së shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet ta bëjmë të sotmen Shqipëri si shtet i së drejtës.
Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të shohin nën dritën e diellit, të gjithë ata që duhet të përgjigjen për 21 Janarin.
Ne e kemi ditur, qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhëm për herë të parë me dhjetëra dhe mijëra jetë në marshimin e heshtur të 21 Janarin e 20212 se ky është një nga rastet kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt. Por nuk harron kurrsesi që të vijë.
Më tej bashkë me familjarët e viktimave bënë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.



