Pas takimit me drejtues të opozitës, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave(AKIP) u takuan të martën në kryesinë e Kuvendit me deputetë të grupit parlamentar të PS-së, për të parashtruar argumentet dhe propozimet e tyre për ligjin e debatuar të importit të mbetjeve.
Deputetët Taulant Balla dhe Eduard Shalsi thanë pas takimit se janë të hapur për të marrë në konsideratë çdo propozim për pastrimin e vendit nga mbetjet. Deputeti Balla tha se do të vijojnë dëgjesat me grupet e interesit dhe në momentin e duhur do të shqyrtohet dhe dekreti i Presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin në fjalë.
Ndërsa deputeti Shalsi, që është dhe nismëtar i ligjit të ndryshuar për importin e mbetjeve, tha se janë gati t’i ofrojnë ndihme bashkive, me legjislacion dhe politika, për ndarjen e mbetjeve në burim.
“Jemi të hapur për çdo lloj propozimi që do e përmirësonte nismën. Me një pjesë të shoqërisë civile nuk biem dakord për ligjin. Por, ndërkohë kemi folur për vendosjen e kuotave mes importit dhe prodhimit, nga kompanitë e ricklimit”, tha Shalsi.
Sa i takon propozimit të Bashës për moratorium, deputeti socialist se “diskutimet janë për çështje serioze”.



