Në kohën kur politika shqiptare ndodhet në ngërçin e radhës, ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, kujton deputetin demokrat, Sokol Olldashi. Në një postim në profilin që mban emrin Fatos Nano janë postuar dy foto të tij, ku shfaqet edhe Olldashi.
Fotot në fjalë i përkasin kohës kur Olldashi kandidonte përballë Ramës për Bashkinë e Tiranës. Në foto me Nanon dhe Olldashin janë edhe djemtë e grupit “Europe”, të ardhur në atë kohë në Tiranë për të performuar në kuadër të fushatës së zgjedhjeve për kryebashkiak. Nano atëherë e mbështeti kandidaturën e Olldashit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
“Mungesa jote nuk ndihet vetëm në politikë (Sokol Olldashi dhe grupi Europe)”, shkruhet në tekstin që shoqëron fotot.



