Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar në zonën e Dragoçit.
I riu Ramazan Mataj ka qenë duke lëvizur me një makinë tip ‘Benz’, kur është qëlluar me armë zjarri, ndërsa burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson edhe më tepër zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale.

Nga ana tjetër dyshohet se janë dy autorë të kësaj vrasjeje pasi në automjetin tip Benz në të cilin u gjet Ramazan Mataj është qëlluar nga të dyja anët e makinës.
Motivet mbeten ende të paqarta por në atë çfarë babai i viktimës ka thënë në momentin që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ai është shprehur se me djalin e tij kishte komunikuar mbrëmjen e kaluar dhe se nuk i ishte shprehur se kishte ndonjë shqetësim.
‘Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja.
Emri/ Atentat në Dragoç të Shkodrës, i riu ekzekutohet me armë brenda në makinë
Detaje të reja nga atentati në Shkodër, i riu u kthye para 1 viti nga Belgjika



