
Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Urimet kanë ardhur sot edhe nga Elbasani, nga ky myftiu Baudin Gashi, ka përcjell mesazhin e paqes dhe sakrificës e të devotshmërisë pas agjërimit të muajit të Ramazanit.
Kjo është një festë e jashtëzakonshme për të gjithë ata që e kanë të mbushur shpirtin dhe zemrën e tyre me dritën e besimit.
Festa është ajo që vjen si triumf madhështor i të gjithë agjëruesve pas një muaji të tyre sakrifice. Besimtarët janë privuar nga gjithçka që ka qenë e lejuar për një periudhë të caktuar kohore.
Ata kanë ngritur stade të tilla shpirtërore qe të gjithë duhet të kenë zili. Tek Allahu i madhëruar ajo që duhet të arrihet është devotshmëria, qëllimi i parë dhe i fundit i të gjithë Ramazanit. Ai për të cilën ti po agjëron është krijuesi i të gjithë botës.
Shpresojmë se në këtë ditë të bekuar të marrim atë që ti meriton.



