Nimanbegu: 3 deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, pritet ndryshim

Nimanbegu: 3 deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, pritet ndryshim

Deputeti i Malit të Zi, Genci Nimanbegu, për rezultatin e zgjedhjeve ku Lëvizja “Evropa tani” e Presidentit, Jakov Milatoviç mori shumicën e mandateve në këto zgjedhje, shpreson që të jetë fillimi i zgjidhjes politike që është përfshirë vendi nga 2020, ku siç tha ai për shkak të dy qeverive vendi ka kaluar fazë shumë të vështirë. Duke folur në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se tani me këto rezultate mund të pritet një ndryshim, apo fillimi i rregullimit të proceseve demokratike dhe europiane në Mal të Zi. Ai shtoi se pjesëmarrja e ulët është sinjal për politikat e deritanishme në Mal të Zi. “Jam shumë krenar se me këto rezultate dhe me përfaqësimin e shqiptarëve me 3 deputetë, do jetë numri më i madh nga ndryshimi i ligjit që na është bërë në 2011. Pasi nga 2012 kemi pasur 1 ose 2 deputetë. Numri i ulët i zgjedhësve ka ndikuar, por është një numër që bashkë me pakicat e tjera do kenë 10 deputetë, kjo do të thotë se pakicat më në fund do të ketë prani në parlament dhe më tej me formimin e koalicionit mund të kenë rol të rëndësishëm. Ndarja është 2 deputetë për Forumin Shqiptar, një për Koalicionin e Aleancës Shqiptare.” Nimanbegu tha se Millojko Spajiç, lider i listës së Lëvizjes “Evropa Tani” i cili pritet të jetë Kryeministri i vendit, e bëri të qartë se nuk do të bëjë koalicion me Dritan Abazoviç. “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me zotin Spajiç, për përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Malin e Zi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy