Infarkti gjatë seksit në një udhëtim pune konsiderohet “aksident në vendin e punës”

Infarkti gjatë seksit në një udhëtim pune konsiderohet “aksident në vendin e punës”

Nëse të ndodh arrest kardiak gjatë një raporti seksual ndërsa je në udhëtim pune, ke të drejtë të kërkosh dëmshpërblim. Raste të tilla hyjnë në kategorinë e “aksidentit në vendin e punës". Të paktën sipas Gjykatës së Apelit në Paris.

Vendimi në fjalë i përket rastit të një tekniku sigurie, me kombësi franceze, të cilit gjatë një udhëtimi pune në veri-perëndim të Francës i rezultoi fatale aventura me një të panjohur.

Kompania e ndërtimit për të cilën ai punonte, TSO, argumentoi se për shkak se ngjarja ndodhi pas orarit të tij të punës dhe për shkak se ai vdiq në një dhomë tjetër nga dhoma e hotelit që ishte rezervuar për të, nuk kishte arsye të mbante përgjegjësi për vdekjen e punëtorit.

Në sallën e gjyqit, kompania pretendoi se vdekja kishte ndodhur ndërsa punonjësi "me vullnetin e tij e kishte ndërprerë udhëtimin e biznesit për një arsye të diktuar nga interesi personal dhe pa lidhje me punën ", kur ai është përfshirë një marrëdhënie të shkeljes së kurorës me një të panjohur.

Por pasi rasti u dërgua për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit në Paris, kjo e fundit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë dhe vendosi kundër kompanisë duke thënë se vdekja i atribuohet një aksidenti në vendin e punës.

"Ligji francez (neni L 411-1 i Kodit të Sigurimeve Shoqërore) përcakton se aksident në punë është çdo aksident që ndodh gjatë punës", tha një zëdhënës i gjykatës për Euronews, duke shtuar se puna në këtë kontekst i referohet kohës aktuale të punës në vendin e zakonshëm të punës ose kohën kur punonjësi është në një udhëtim pune për punëdhënësin e tij.

"Në këtë rast të veçantë, punonjësi ishte në një udhëtim pune, i cili përfshin kohën e punës kushtuar udhëtimit të punës (koha e udhëtimit, koha e punës gjatë ditës, koha e pushimit gjatë udhëtimit)", tha zëdhënësi. "Kjo gjithashtu mbulon natën që ai duhet të jetë larg shtëpisë së tij."

"Gjatë gjithë periudhës së udhëtimit, ai mbetet nën autoritetin e punëdhënësit derisa të tregohet se ai ka ndërprerë për një aktivitet që nuk mund të konsiderohet pjesë e jetës së përditshme."

Në këtë rast, gjykatësit tregojnë se marrëdhënia seksuale mund të konsiderohet "pjesë e jetës së përditshme".

Gjykata vendosi gjithashtu që edhe pse aksidenti ndodhi jashtë dhomës së rezervuar nga kompania për punonjësin, kjo nuk e vendos atë jashtë sferës së autoritetit të punëdhënësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy