Rritet numri i infektimeve, Italia shtyn kufizimet deri në mars

Rritet numri i infektimeve, Italia shtyn kufizimet deri në mars

Italia do të shtyjë kufizimet deri orën 5:00 të  mëngjesit të 5 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Giuseppe Conte, i cili ka nxjerrë një dekret të ri lidhur me masat kufizuese.

Shtyrja e kufizimeve ka ardhur për shkak të rritjes së  numrit të infektimeve në vend si dhe viktimave nga Covid, shifra të cilat kanë pësuar rritje.

Dekreti i ri parashikon shtetrrethim natën midis orës 10:00 dhe 05:00 të mëngjesit deri në 5 mars.

Tre rajone të Italisë janë zonën e kuqe, provinca autonome e Bolzanos, Lombardisë dhe Siçilisë.

Lëvizjet midis rajoneve janë të ndaluara deri në 15 shkurt, përveç rasteve të domososhme apo arsye pune.

Rastet e regjistruara ditore janë 15,000-20,000 krahasuar me një kulm prej rreth 40 000 në mes të nëntorit, por presioni mbi spitalet mbetet i lartë. Midis 400 dhe 600 njerëz vdesin me virus çdo ditë dhe qeveria ka frikë se numri do të rritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy