Vriten dy persona pranë një karburanti në Durrës, shpallet në kërkim një 21-vjeçar

Vriten dy persona pranë një karburanti në Durrës, shpallet në kërkim një 21-vjeçar

Dy persona kanë mbetur të vrarë pas një konflikti për motive të dobëta në Manëz të Durrësit.  

Policia e Durrësit bën të ditur se sot rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta. 

33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti.

 Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari, Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur Paluçin.

21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë konflikti me kamerierin e lokalit nga njëra prej palëve.

Ndërkohë që pala tjetër ka ndërhyrë. Sipas burimeve të korrespodentes së MCN nga Durrësi, një nga viktimat dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit i kanë kërkuar kamerierit një kafe teksa ai i ka thënë se ekspresi është i fikur.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy