75 kg kokainë në portin e Xhenovës, arrestohen dy shqiptarë

75 kg kokainë në portin e Xhenovës, arrestohen dy shqiptarë

Arrestimi i një 45-vjeçari italian ka çuar në zbulimin e një grupi që trafikonte kokainë drejt Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, Massimo Rocca, 45 vjeç, akuzohet si drejtues i një grupi që ka bërë të mundur zbarkimin e një sasie prej 75 kg kokainë në portin e Xhenovës.

Hetimi i këtij rasti çoi në arrestimin e tre personave të tjerë, dy prej të cilëve janë shqiptarët Nik Dauti që njihej edhe me emrin Besnik, 38 vjeç dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç. Së bashku me këta të fundit, në pranga është vënë edhe 59-vjeçari italian, Carmelo Rao. Sipas hetuesve, shqiptarët ishin në krye të grupit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy