Mbledhja e Kryesisë, Imami: PD është në rënie. Basha: Diskutimi ka qenë i frytshëm, ka mendime kritike

Mbledhja e Kryesisë, Imami: PD është në rënie. Basha: Diskutimi ka qenë i frytshëm, ka mendime kritike

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-deputeti, Arben Imami, njëkohësishtë edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar pas mbledhjes se Kongresi që synohet të thirret nuk është gjë tjetër vetëm se legjitim i ndarjeve të thella në parti dhe jo bashkim.

Pas debateve të zhvilluara në mbledhjen e kryesisë në selinë blu me kryetarin Basha, ai tha se PD-ja ka nevojë diskutim serioz dhe të thellë politik dhe se kjo parti sipas tij është në rënie të vazhdueshme.

"Në konkluzionet e pakta që u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi i shumë anëtarëve. Propozimi për thirrjen e Kongresit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t'i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet", deklaroi Imami.

Imami deklaroi gjatë prononcimit për media se ai është as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike.

Sipas tij thelbi i çështjes është ky, "A do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me zt.Imami. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti. Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar. E dyta, është çështja e Bashkimit. Ky Kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit".

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë tha se diskutimet kanë qenë të frytshme, duke nënvizuar se është garant që procesi i nisur në PD të jetë i vërtetë. Sipas tij, ky transformim i PD do t'i paraprijë transformimit që duan shqiptarët.

"Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në mendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Falenderoj gjithë kryesinë e PD-së që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi dhe propozimesh. Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht një proces brenda PD-së, por një rrugë e re për çdo shqiptar.

Kryesia ka miratuar vendime që do t'i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe do të garantoj që të jetë një proces iformal, por i vërtetë i gjithë bashkimit të kontributit dhe ideve për këtë transformim të PD që i paraprin teansformimit që duan shqiptarët" deklaroi Basha.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka pasur edhe një debat me kryetarit Basha dhe ish-ministrit demokrat Imami:

Imami- Jam kundra te mblidhet kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar.
Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres te parakohshëm.

Basha– Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse kuvend i parakohshëm, qe duhet te ishte ne shtator. Pyete si do te krijohet hapesora ku çdokush te ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik.

Imami- Vendosni dike nga ata qe ka patur propozime.
Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i larte, por do ta ruaj këtë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy