Champions League/ Real Madrid skualifikon milionat e PSG në “Parc des Princes”, Ronaldo shtyn skuadrën në çerekfinale (VIDEO)

Champions League/ Real Madrid skualifikon milionat e PSG në “Parc des Princes”, Ronaldo shtyn skuadrën në çerekfinale (VIDEO)

Nuk ka surpriza në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-tave të kompeticionit të “Uefa Champions League” mes PSG-së dhe Realit të Madridit, sfidë që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes”.

Madrilenët e drejtuar nga trajneri francez, Zinedine Zidane, kualifikohen për në fazën tjetër të këtij kompeticioni duke triumfuar dhe në sfidën e kthimit me rezultatin 1-2, pas fitores së parë në “Santiago Bernabeo” me rezultatin 3-1.

Një 90-minutësh që u dominua nga madrilenët që nuk e vunë për asnjë moment në diskutim kualifikimin përballë një Parisi që nuk ishte në një ditë të mirë, ku u vu re qartë dhe mungesa e Neymar.

Golat e fitores në këtë takim për “Los Blancos” ishin Kristiano Ronaldo dhe mesfushori Lucas Vazquez që hipotekuan kualifikimin e skuadrës së tyre, ndërsa golin e vetëm për PSG-në në këtë sfidë u shënua nga Edison Kavani që vlejti vetëm për statistikë.

Edhe Liverpooli është kualifikuar për në raundin tjetër duke eleminuar në këtë fazë skuadrën e Portos.

Sfida e sotme e zhvilluar në “Anfiled Road” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, por “The Reds” kalojnë për në fazën tjetër pas fitores së arritur në transfertë me rezultatin e thellë 5-0. 

Goli i pare i shenuar nga Ronaldo.

Goli i dyte i shenuar nga Cavani

Goli i trete i shenuar nga Vazquez

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy