Prezantohet platforma e re "mundësi.ypn.al"/ Urë lidhëse për zhvillimin dhe punësimin e të rinjve

Prezantohet platforma e re "mundësi.ypn.al"/ Urë lidhëse për zhvillimin dhe punësimin e të rinjve

Më 16 tetor u organizua aktiviteti “Fuqizojmë Rininë përmes Hapësirave Digjitale”, pjesë e projektit Boost Employment dhe organizatës Rrjeti i Profesionistëve të Rinj (YPN), një event që bashkoi të rinjtë me disa nga aktorët kryesorë të tregut të punës në Shqipëri, për të diskutuar fuqizimin e tyre përmes zgjidhjeve digjitale.

Gjatë aktivitetit u prezantua platforma “mundësi.ypn.al”, një mjet i ri që ndihmon në gjetjen e mundësive për zhvillim profesional dhe personal në trajnime, konferenca, bursa dhe praktika profesionale. Gjithashtu platforma konsiderohet një urë lidhëse për ofrimin e informacioneve dhe mundësive për zhvillimin dhe punësimin e të rinjve. Argjentina Grazhdani, nga Swisscontact Shqipëri e konsideroi platformën “hapin tjetër drejt një tregu pune më të aksesueshëm”,

“Kjo platformë është një nga instrumentet që do të lancojmë si mjet komunikimi edhe me nismat tona. Ne si institucion do ta mbështesim këtë nismë”, Geron Ibrahimi, Agjencia Kombëtare e Rinisë. “Institucionet shtetërore kanë ndryshuar metodologjinë dhe strategjinë, janë bërë shumë “smart” ndaj formës sesi ne duam t’i afrohemi të rinjve. Ndaj dhe platformat që ne ndërtojmë janë më të lehta për t’u përdorur nga të rinjtë dhe më të përshtatura për të rinjtë”, tha Jonida Lika, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Ndërsa Elidon Avrami nga DBS Group u shpreh se: “Digjitalizimi përshpejton lidhjen e biznesit me kandidatët e duhur”.

“Një rrjet mundësish dhe lidhjesh për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve”, e konsideroi Brikena Sallaku, nga projekti Boost Employment.

“Platforma përçon aksesin në mundësitë për trajnime, konferenca, bursa, etj. nga Tirana drejt të gjitha rretheve të vendit”, u shpreh Françeska Muço, nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj. Disa prej të rinjve që u njohën me platformën u shprehën për të: “Një hap i madh për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur mundësi në të ardhmen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy