
Anglia ka vënë në fuqi bllokimin e saj të tretë si masë parandaluese për të kufizuar numrin e infektimve nga Covid-19.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ditën e sotme do t’i drjetohet deputetëve për miratimin e masave të reja anti-Covid, të cilat do të përfshijnë mbylljen e shkollave për shumicën e nxënësve dhe detyrim i qëndrimit në shtëpi përveç rasteve të nevojshme.
Masat e reja kufizuese pritet të kalojnë me lehtësi, pasi mbështeten fort nga Laburistët.
Kryeministri britanik ka lënë të kuptohet se kufizimet mund të lehtësohen nga fundi i shkurtit, ndërkohë që legjislacioni i ri lejon aplikimin e tyre deri në fund të marsit.
Këto masa kufizuese vijnë si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus, shfira të cilat kanë tejkaluar mbi 60.000 të infektuar.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Johnson ka theksuar se njerëzit duhet të marrin seriozisht rregullat e "qëndrimit në shtëpi" dhe paralajmëroi se vendi përballej me një "emergjencë vërtet serioze".
Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani janë vaksinuar 1.3 milionë persona.



