Forcat siriane përparojnë drejt zonës naftëmbajtëse, i japin fund kontrollit 3-vjeçar të ISIS

Forcat siriane përparojnë drejt zonës naftëmbajtëse, i japin fund kontrollit 3-vjeçar të ISIS

Siria njoftoi të hënën se forcat e saj ushtarake dhe aleatët e tyre po i afrohen qytetit të Deir el-Zourit, në përpjekjen për t’i dhënë fund kontrollit trevjeçar të Shtetit Islamik ndaj këtij qyteti të pasur me naftë, që ndodhet në kufi me Irakun.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se forcat siriane ndodhen më pak se 10 kilometra larg një baze të rrethuar ajrore të qeverisë, një pozicion ky strategjik. Sipas televizionit shtetëror forcat e Damaskut ndodhen 3 kilometra larg në përpjekjen për t’i dhënë fund rrethimit të Deir el-Zourit.

Pas kryengritjes së vitin 2011 në Siri, grupet kryengritëse dhe xhihadistët pushtuan Deir el-Zourin dhe krahinën me të njëjtin emër dhe në vitin 2014 luftëtarët e Shtetit Islamik morën kontrollin e rajonit.

Por forcat siriane ia dolën të ruajnë kontrollin në disa pjesë të qytetit. Së fundmi në bashkëpunim me avionë luftarakë rusë, kanë nisur sulme ajrore kundër bastioneve së Shtetit Islamik.

Vlerësimet mbi numrin e popullsisë që jeton në këtë qytet ndryshojnë shumë. Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut popullsia është tkurrur në rreth 150 mijë banorë, gjysma e asaj që ishte përpara shpërthimit të luftës civile siriane.

Qyteti i Deir el-Zourit konsiderohet me shumë rëndësi për presidentin sirian Bashar al-Asad, si qendra e industrisë së naftës në vend. Ndërsa forcat siriane kanë përparuar në lindje në muajt e fundit, qeveria ka rifituar kontrollin e fushave të naftës dhe gazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy