Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset 25-vjeçari (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset 25-vjeçari (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në qytetin e Mamurrasit.

Një 25-vjeçar i quajtur jurgen Ndreca është plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije se i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Burime për MCN Tv bëjnë me dije se është identifikuar dhe prangosur autori i prangosjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Korrespondenti Jul Simoni tha përmes një lidhje telefonike me MCN Live se dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt ku është përfshirë 25-vjeçari dhe jo për një atentat të organizuar. 

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku është plagosur një 25-vjeçar, Jurgen Ndreca. Është dërguar tek Trauma, 25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur prangosjen e autorit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. As motivet nuk dihen. Kemi të bëjmë me një plagosje që ka ndodhur në qendër të qytetit. Është e dyta që ndodh në harkun kohor të tre ditëve. Dyshimet janë për një konflikt që mund të ketë pasur 25-vjeçari, jo për një atentat të mirëorganizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy